Ndodhet në spital? Genc Prelvukaj tregon gjendjen e tij pas infektimit me Covid-19

Ndodhet në spital? Genc Prelvukaj tregon gjendjen e tij pas infektimit me Covid-19

17:24, 13/12/2020

Pak ditë më parë, reperi i njohur Genc Prelvukaj bëri të ditur në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.

Ai tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.

Por një video e partneres së tij Eni Koçi në Instagram, ku reperi shihet teksa merrte serum, bëri xhiron e rrjetit.

“Me dashurinë time. Do t’ia dalim!”- shkruante këngëtarja.

Menjëherë, ndjekësit nisën ttë pyesnin për gjendjen e tij shëndëtsore.

Në një postim në InstaStory, Genci ka treguar se thuajse po shërohet dhe gjendja e tij është përmirësuar, ndërkohë që është në përfundim të mjekimit.

Ai ka mohuar të jetë në spital, ndërsa shkruan:

“Një sqarim i vogël pas lajmeve të sotme në portale. Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco