Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen tek Jonida Maliqi

Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen tek Jonida Maliqi

15:02, 13/12/2020

Moderatoja shumë e njohur për publikun Bora Zemani është shprehur se tek Jonida Maliqi, nuk i pëlqen se shfaqet më shumë serioze sesa është në të vërtetë.

“Dicka që nuk më pëlqen, nuk e di. Është njeri shumë i dashur, është shpirti i argëtimit kështu që nuk di çfarë ka të keqe. Duhet të jetë vetja më shumë në publik Jonida”, ka thënë Zemani.

E ftuar mbrëmjen e djeshme te “Shiko kush luan”, Bora gjithashtu u shpreh se ajo që i pëlqen më shumë te Jonida është stili i këngëtares.

Dy moderatoret e njohura i lidh dyshja e binakëve Veshaj. Bora Zemani është në një lidhje me Donaldin, ndërsa Jonida me Romeon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco