Kënga e Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik?

Kënga e Taylor Swift zbulon emrin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik?

19:58, 12/12/2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bën prindër për herë të parë në shtator të këtij viti, por ata e mbajtën secret emrin e vogëlushes.

Deri tani kanë qarkulluar shumë teori nga fansat që po bëjnë të pamundurën për ta zbuluar, por asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar.

Së fundmi, po thuhet se vajza e çiftit të njohur mund të quhet Dorothea, dhe kjo sipas një kënge në albumin e këngëtares së njohur Taylor Swift, që mban titullin “Dorothea”.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor bën një këngë për fëmijët e miqve të saj. Kujtojmë se në albumin e saj të karantinës “Folklor” ajo zbuloi emrin e fëmijës së tretë të mikut të saj Ryan Reynolds dhe Blake Lively, Betty, para se ata ta ndanin me fansat.

Sëift krijoi tre personazhe në këngën e saj që i quajti si tre fëmijët e tyre: James, Inez dhe Betty.

Gigi ndau disa foto nga shtatzënia dhe partnerin e saj Zayn Malik, ku ajo shkruan “Në gusht, duke pritur vajzën tonë”.

Ndërsa Taylor ka një këngë në albumin e saj “Folklor” me titull ‘August’ që renditet e tetë. Dhe “simotra e saj” në albumin e ri “Evermore” mban titullin ‘Dorothea’.

Kjo është vetëm një teori, pasi askush nuk ka reaguar rreth këtyre thashethemeve.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco