Nicki Minaj nuk i 'reziston' dot videos së vajzës së Loredanës

Nicki Minaj nuk i 'reziston' dot videos së vajzës së Loredanës

10:05, 12/12/2020

Reperja e njohur, Loredana, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh moment nga përditshmëria e saj.

Nga reperja, nuk mungojnë as fotot dhe videot me voglëushen e saj, Hanën.

Hana, tashmë ka një llogari në Instagram, e cila sigurisht, menaxhohet nga mami i saj, Loredana, e cila po e kthen atë në një yll të rrjeteve sociale.

Së fundmi, Loredana  postoi një foto të Hanës duke filmuar me kamera me një nga anëtarët e stafit të reperes, ndërsa në sfond është kënga “Moment for Life” e Nicki Minaj.

Mirëpo, një fanpage i reperes me famë botërore ka shpërndarë postimin e Loredanës në Instagram, dhe Nicki Minaj nuk i rezistoi dot duke i bërë like.

Sigurisht, që ky veprimi i Nicki i ra në sy dhe Loredanës e cila e ndau statusin me ndjekësit në rrjetet sociale.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco