VIDEO/ Qindra policë rrethojnë Stresin në protestë, reperi tregon si u arratis ... me makinën e varrimit!

VIDEO/ Qindra policë rrethojnë Stresin në protestë, reperi tregon si u arratis ... me makinën e varrimit!

09:49, 12/12/2020

Reperi i njohur Arkimed Lushaj ndodhet në Kosovë! Ai ka rrëfyer së fundmi si dhe pse është detyruar të arratiset nga Shqipëria, pasi u shpall në kërkim nga Policia për shkak të trazirave që ndodhën gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Arkime Lushaj.

Në emisionin Prive në Kosovë, Lushaj “Stresi” ka shpjeguar si arriti t'iu shpëtonte qindra policëve që po e kërkonin natën nëpër Tiranë si një nga organizatorët kryesorë të protestës, derisa të arratisej edhe nga Shqipëria.

“Ishte shumë e vështirë, - tha Stresi, -  sepse dje pas protestës, ishin dhënë urdhra, gjithqysh, “djali i Sali Lushës”, “militanti i PD-së” – me ardh në Drejtorinë e Policisë!

Ishte shumë e vështirë me dalë prej turme!kemi dalë disi dhe jemi bllokuar në një vend! Kemi hynë në një kafene të mbulum dhe kur kemi parë që protestuesit janë zhvendosur tek Drejtoria, e kemi ditur që krejt shkojnë aty.

Dhe, kemi marrë një shok tim që punon me shoferat e varrimit, po, veç me dalë deri në autoband...

Dhe kam hip me të aty, me atë kerrin domthënë (tregon me dorë si i shtrirë) e kemi dalë deri në Laç. E aty në Laç, fëshhh…I përshëndes krej çunat, Mariusin, Emiljanon, krejt, krejt….” vazhdon me buzë në gaz reperi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco