Sukses pas suksesi/ Dj Regard pjesë e festivalit të famshëm botëror

Sukses pas suksesi/ Dj Regard pjesë e festivalit të famshëm botëror

09:23, 12/12/2020

Një tjetër talent shqiptar, duket se po njeh sukses ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Dj Regard, nga qyteti i Ferizaj i Kosovës.

Dj Regard është nominuar në evente të rëndësishme muzikore europiane, ku ka pasur edhe performanca në skena të rëndësishme.

Më datë 18 Dhjetor pritet që Dj Regard të jetë pjesë e festivalit ‘Djakarta WareHouse Project’, ku do të performojë në të njëjtën natë me Martin Garrix.

Kujtojmë se së fundmi, ai mori një vlerësim nga Spanja, ku Regard konkuronte në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Los40”.

Në këtë spektakël, i riu nga Ferizaj u nominua për titullin “Best Dance Artist or Producer”.

Artisti nga Kosova, një vit më parë ka arritur të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco