‘Është zëri i nënës që qan ku e ka djalin e vet…’/ Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës

‘Është zëri i nënës që qan ku e ka djalin e vet…’/ Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës

22:20, 11/12/2020

Pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, reperi i njohur Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit.

Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet një pjesë e një këngë dedikuar mallit të nënës për të birin.

Vargjet në fjalë përshtaten me situatën e krijuar në familjen e Rashës pas vrasjes së të riut.

“Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thërret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,” dëgjohet në video.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco