Stresi: Nuk jam gojore e Edi Ramës, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi

Stresi: Nuk jam gojore e Edi Ramës, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi

14:30, 11/12/2020

Stresi ka sulmuar Ermal Mamaqin dhe Alketa Vejsiun në rrjete sociale.

Stresi është njëri nga fytyrat publike që po dënon vrasjen e të riut nga policia.

Ai është shpallur në kërkim nga policia por sërish mbrëmjen e kaluar ishte krah qytetarëve duke kërkuar shkarkimin e të gjithë përgjegjësve dhe marrjen e plotë të përgjegjësisë nga të gjithë.

Stresi kërkon shkarkimin e Ardi Veliut deri ditën e diel, kurse edhe shkruan se nuk është mbështetës i PS, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi. Ai shprehet se vetë nuk është as me PD, as me LSI, por me drejtësinë.

Stresi u përfshi në një debat edhe me Einxhel Shkirën teksa ajo tha se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco