Ndryshe nga të gjithë reperët e tjerë, ja me çfarë mburret Capital T

Ndryshe nga të gjithë reperët e tjerë, ja me çfarë mburret Capital T

20:07, 09/12/2020

Capital T është një nga artistët më të suksesshëm në skenën shqiptare, i cili numëron shumë hite muzikore dhe miliona klikime në internet.

Ai është gjithashtu një ndër reperët më të kërkuar dhe të paguar aktualisht , e vetmi madje që ka realizuar një koncert të përmasave botërore.

Mirëpo këngëtari është modest me sukseseset e tij të njëpasnjëshme. Ajo me çka “mburret” Capital T janë projektet e bamirësisë në të cilat është përfshirë. 

Në llogarinë e tij në instagram, ai ka postuar një foto të Shtëpisë së të Moshuarve që do hapet së shpejti nga shoqata e bamirësisë “Jetimat  e Ballkanit.”

Capital T është një nga donatorët e përhershëm, e madje ka pasur së fundmi edhe një takim me kryetarin e kësaj shoqate dhe njëherazi mikun e tij, Halil Kastrati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco