Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për festat e fundvitit

Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për festat e fundvitit

18:20, 09/12/2020

Ndërkohë që e gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, festat e fundvitit do të jenë paksa ndryshe nga vitet e tjera.

Madje edhe familja e famshme Kardashian do të dalë këtë vit nga skenari i saj dhe nuk do të bëjë asnjë organizim madhështor për Krishtlindje.

Media e huaja shkruajnë se festa ka qenë traditë për 42 vite me radhë në shtëpinë e tyre, që në vitin 1978, mirëpo tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Khloe Kardashian, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se festa e tyre është anuluar për herë të parë pas 42-vitesh.

“Rastet COVID po dalin jashtë kontrollit në Kalifoni. Kështu që ne vendosëm që nuk po bëjmë një festë në prag të Krishtlindjes këtë vit. Është hera e parë që nuk do të kemi një ndejë në prag të Krishtlindjes që nga viti 1978 besoj”, është shprehur ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco