FOTO/ Reperi shqiptar i nënshtrohet një operacioni

FOTO/ Reperi shqiptar i nënshtrohet një operacioni

18:02, 09/12/2020

Reperi i njohur, Cozman duket se ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar se i është nënshtruar një operacioni dhe madje ky është i fundit. Kjo do të thotë se ai ka bërë edhe disa ndërhyrje të tjera më herët, për të cilat fansat nuk kanë qenë në dijeni.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë operacioni bëhet fjalë, por thjesht ka publikuar një video të shkurtër nga spitali.

“Sot është operacioni im i fundit dhe mbaroj punë me të”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se Cozman nuk ka qenë aktiv këtë vit, dhe se kënga e tij e fundit ka qenë në qershor të 2019.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco