Konkurrenti nga Kosova i ‘Përputhen’ ankohet se po maltretohet nga Policia në kufi, derisa po shkon në emision për ta gjetur fatin e jetës

Konkurrenti nga Kosova i ‘Përputhen’ ankohet se po maltretohet nga Policia në kufi, derisa po shkon në emision për ta gjetur fatin e jetës

15:33, 09/12/2020

Atdhe Xheravini, një nga konkurrentet e emisionit ‘Përputhen’, po ankohet se derisa po udhëton në Shqipëri për të qenë pjesë e xhirimeve të realityshow-it shqiptar ku konkurrentet gjejnë fatin e tyre të jetës, po maltretohet me kontrolle në kufi nga Policia.

E për sjelljen e policëve kufitar ndaj tij, gjakovari që udhëton çdo javë në Tiranë për të gjetur dashurinë në TV, është ankuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, me anë të një kërkese për trajtimin e shqetësimit të tij me kontrolle të pazakonta policore në kufirin në Vermicë, shkruan Reporteri.net.

Në këtë shkresë, avokati i Xheravinës, Meshar Selimaj, tregon se kontrollet, siç i quan ai, jo të zakonshme ndaj klientit të tij Policia e Kosovës i ka shfaqur që nga janari i këtij viti, periudhë kur sipas tij gjakovari ka udhëtuar gati çdo javë për në Shqipëri, për arsyeje personale.

“Një gjë e tillë të njëjtit po i shkakton shumë shqetësim ngase edhe shoqëruesit e tij po habiten me atë sjellje të kontrollit ndaj tij, thuajse është i dyshuar apo është duke bërë ndonjë sjellje të keqe ose kundërligjshme, duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri”, thotë shkresa e siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

E në kërkesë, thuhet se të njëjtën sjellje maltretuese ndaj Atdhe Xheravinës, Policia kufitare e Kosovës e kanë shfaqur edhe në javët e fundit, kur i riu është bërë pjesë e ralityshow-it televiziv ‘Përputhen’.

“Ditëve të fundit kërkuesi Atdhe është edhe pjesë e një emisioni televiziv në kanalin “Top Channel” në Tiranë, më konkretisht në emisionin “Përputhen” dhe udhëtimi i tij do të jetë i përjavshëm për shkak se emisioni incizohet për çdo javë, ashtu që duke u gjendur në një pozicion të tillë, kërkojmë nga ana e ju si institucion përkatës për trajtimin e rasteve të kësaj natyre, që të trajtoni edhe këtë shqetësim të qytetari Atdhe Xheravina, sepse konsiderojmë se të njëjti po i shkelen në mënyrë flagrante të drejtat për lëvizje të garantuar me të gjitha aktet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën e avokatit Selimaj, e dorëzuar në IPK më 30 nëntor 2020, e në të cilën kërkohet trajtim serioz dhe urgjent i rastit.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar edhe fotografi të një kontrolle në kufi që i është bërë Xheravinës, deri sa po udhëtonte për në Tiranë, për të marrë pjesë në xhirimet e fundit të emisionit ‘Përputhen’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco