“Jeta e shqiptarëve vlen”, fytyrat publike bëjnë thirrje për drejtësi për rastin e Klodian Rashës

“Jeta e shqiptarëve vlen”, fytyrat publike bëjnë thirrje për drejtësi për rastin e Klodian Rashës

15:11, 09/12/2020

Të famshmit po kërkojnë drejtësi për rastin e Klodian Rashës.

Në orët e para të ditës së marte, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga polici në Tiranë..

Raportohet se viktima nuk i ishte përfillur urdhërit të policisë, pasi kishte dalë gjatë orës policore.

25-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital, kurse rasti i tij ka nxitur reagime të shumta nga fytyrat publike, të cilët po kërkojnë që të zbardhet ky rast.

Me moton “Jeta e shqiptarëve vlen” dhe “Unë jam Klodiani”, shumë këngëtarë, artistë e moderatorë; kanë bërë thirrje për drejtësi në rastin e Rashës.

Po ashtu, kishte edhe prej tyre që këtë rast e krahasonin me atë të George Floyd, që ndodhi para pak muajsh në Amerikë.

Madje, pritet që sot në orën 22:00 të organizohet edhe një protestë paqësore lidhur me rastin e Klodian Rashës.

Në mesin e të famshmëve që kanë reaguar për këtë rast janë: Fifi, Xhensila Myrtezaj, Besa Kokëdhima, Dojna Mema, Oriola Marashi, Stresi, Noizy, Kiara Tito, Bes Kallaku, Kejvina Kthella, Young Zerka, Gerta Shino, Klea Huta, Krusita, Irkenc Hyka, Aurela Gaçe dhe Romeo Veshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco