Gazetari sportiv e krahason për bukuri me Leo Messin, modelen shqiptare

Gazetari sportiv e krahason për bukuri me Leo Messin, modelen shqiptare

10:43, 07/12/2020

Adrola Dushi është një nga modelet më të njohura shqiptare e cila po ja del të krijojë emër edhe në një nga tregjet më të vështira, atë amerikan.

Gjithashtu modelja është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi në Instagram ajo ka organizuar rubrikën ‘Më bëj një pyetje’.

Shumë aktivë ndjekësit e saj, teksa shumica nuk kanë bërë pyetje, por komplimente.

Mes tyre edhe një gazetar sporti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga Adrola në storyn e publikuar.

“Meqë jam gazetar sporti, po të them që je Leo Messi për bukuri”, shkruan gazetari “enigmatik”, duke e krahasuar me 6 herëfituesin e “Topit të Artë”.

Ndërkohë, nuk mungon as falënderimi nga Adrola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco