Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Laverne & Shirley”

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Laverne & Shirley”

10:38, 07/12/2020

David Lander, i njohur për rolin e tij si Squiggy në “Laverne&Shirley”, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Lander ndërroi jetë dy ditë më parë në Los Angeles, i rrethuar nga gruaja e tij, vajza dhe djali, Kathy Fields Lander, tha gruaja e tij në një email drejtuar Associated Press.

“Ishte shumë i qetë”, tha ajo. “Ai kishte një betejë të ashpër me sklerozën multiple për 37 vjet dhe ai ngulmoi si askush që nuk kam parë ndonjëherë, dhe kjo më mësoi shumë për gjërat e rëndësishme të jetës”.

Aktori zbuloi diagnozën e tij të sklerozës multiple në librin e tij të vitit 1998, “Fall Doën, Laughing: How Squiggy Caught Multiple Sclerosis and Didn’t Tell Nobody”.

Kujtojmë, se aktori ka luajtur në disa filma, përfshirë: “The Bold and the Beautiful”, “The Love Boat”, dhe “Pacific Blue”.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco