‘Po bie shi, por unë ndihem ngrohtë’/ Albana Osmani emocionon me videon nga vendi ku u rrit

‘Po bie shi, por unë ndihem ngrohtë’/ Albana Osmani emocionon me videon nga vendi ku u rrit

11:27, 04/12/2020

‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’ ka thënë secili prej nesh, të paktën njëherë në jetë.

Këtë të enjte, moderatorja Albana Osmani, udhëtoi drejt vendlindjes së saj, Tropojës së vjetër.

Moderatorja, vizitoi shtëpinë e fëmijërisë, dhe nuk u mendua dy herë për ta ndarë këtë moment me publikun.

E ndërsa ndau me publikun videon teksa qëndronte para ballkonit të shtëpisë së saj të fëmijërisë, vend i cili e frymëzoi moderatoren për librin e saj 'Çika',  Albana dha edhe një mesazh për të rinjtë.

“Të rinjtë duhet të mbrojnë tokën, vendin dhe të jenë krenar për ato treva që i kanë rritur dhe të mos e mohojnë kurrë në jetë por ta ngrejnë sa më lart që është e mundur. Sot është një ditë e vranët, po bie shi, por unë ndihem shumë ngrohtë, jam në shtëpinë time.”

Aktualisht Albana Osmani po shijon suksesin e librit të saj të parë me titull  “Çika në betejë artificiale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco