Kim Kardashian publikoi linjën e saj të re të makiazhit për “KKW Beauty”, por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte fustani ku ishte printuar fytyra e saj.
Fotot janë realizuar në ditën e ditëlindjes së Kim, në kuadër të fushatës së re të promovimit të markës së saj.
Reagimet në rrjet kanë qënë nga më të ndryshmet dhe shumë njerëz e kanë akuzuar “mbretëreshën e instagramit”, si një grua narciste dhe të fiksuar pas vetes.
Pavarësisht komenteve negative, koleksioni i Kim ka rezultuar sërish i sukseshëm me shitje rekord online dhe është shndërruar në një nga markat e makeup-it më të fuqishme në tregun botëror./K.H/Syri.net/
© SYRI.net