Aktores shqiptare i gjejnë 'defektin'  te gishtat e këmbës

Aktores shqiptare i gjejnë 'defektin' te gishtat e këmbës

14:09, 03/12/2020

Sara ka pranuar kritika të çuditshme.

Në fillimet e saj ajo guxoi me botën virtuale, duke iu përshtatur kohës dhe kërkesave të ndjekësve në rrjetet sociale.

Më tej provoi eksperiencën e saj si moderatore dhe tashmë e shohim çdo të diel mbrëma në ekranin e Top Channel si pjesë e kastës së aktorëve në “Portokalli”.

Sara Kolami tregoi në “Wake Up” disa nga komentet që i bëjnë ndjekësit në mediat sociale. Disa prej komenteve që i kanë bërë përshtypjes Sarës, janë edhe ato për gishtat e këmbës.

“Ama kjo me theks grek më thonë. Nuk e kuptojnë që po bëj rolin. ‘Sa e mirë që është si karamele’. Më komentojnë për gishtat e këmbës, ‘sa të shëmtuar i ke’…Më bëjnë zoom te gishtat, shumë e shëmtuar. Gishti jo i dytë është më i madh se i pari, që do të thotë se ti do e rrahësh burrin”, rrëfeu Sara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco