Lady Gaga një dentiste?!

Lady Gaga një dentiste?!

12:35, 03/12/2020

Ngjashmëritë mes njerëzve nuk janë të shpeshta, sidomos kur bëhet fjalë për fytyra vërtet shumë të ngjashme që arrijnë t'i konfuzojnë të gjithë.

I tillë është edhe rasti në fjalë.

Fotoja e një dentisteje braziliane është bërë virale në shumë pak kohë falë ngjashmërisë së saj të madhe me Lady Gaga-n.

U desh një video e ngarkuar në “YouTube” nga Jaya Dutra, e cila kishte shkuar tek dentistja dhe eksperiencën e kishte ndarë me ndjekësit në kanalin e saj në këtë platformë, raporton “BuzzFeed”.

Dentistja, dhe pse i duken vetëm sytë në foto për shkak të maskës, kishte një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren me famë botërore.

Fotoja e saj nisi të shpërndahej kudo, duke u kthyer në pak orë në një VIP, pasi në Twitter, postimet për të ishin të shumta.

“Lady Gaga tani edhe dentiste,”- ishte komenti më i shpeshtë që njerëzit kishin bërë.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco