George Clooney: 'Prita 20 minuta në gjunjë para se Amal të thoshte 'Po', po thyeja gjunjët'

George Clooney: 'Prita 20 minuta në gjunjë para se Amal të thoshte 'Po', po thyeja gjunjët'

11:39, 03/12/2020

Para se të pranonte propozimin për martesë, Amal e la George Clooney në pritje.

Aktori, rikujtoi historinë e propozimit të martesës në një intervistë për CBS Sunday Morning.

"Unë prita njëzet minuta në gjunjë para se Amal të më thoshte Po" , kujton Clooney.

Duket se Amal hezitoi por Clooney për ta nxitur atë i tha: 'Shiko, mu thyen gjunjët!' 

Vetëm atëherë Amal vendosi të pranonte. 

Çifti janë martuar që nga viti 2014 dhe është prind i dy binjakëve, Ella dhe Alexander.

 “Unë dhe Amal kurrë nuk kishim biseduar për mundësinë e lindjes së fëmijëve. Pastaj shkuam te mjeku, bëmë ekografinë dhe ata thanë: 'është një djalë'. 

Unë i thashë: 'Një foshnjë, e mrekullueshme!' 

Pastaj ata shtuan: 'Dhe këtu është një tjetër…'.

Qëndrova i hutuar për dhjetë minuta duke parë foton, duke përsëritur fjalën 'dy' në mendjen time. Martesa dhe prindëria më ndryshuan jetën përgjithmonë”, u shpreh Cooney.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco