Dua Lipa dhe Bebe Rexha numërojnë miliarda dëgjime në Spotify

Dua Lipa dhe Bebe Rexha numërojnë miliarda dëgjime në Spotify

09:11, 03/12/2020

Emrat e tyre në skenat ndërkombëtare, prej vitesh kanë bërë secilin nga ne të ndidet krenarë.

Konkretisht bëhet fjalë për dy artiste me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat kanë arritur suksese të njëpasnjëshme.

Së fundmi, ato kanë thyer një tjetër rekord.

Këngëtaret numërojnë miliona klikime në Spotify.

Spotify ka publikuar për çdo artist statistikat e vitit 2020, duke treguar se sa herë janë dëgjuar këngët e tyre.

Mes tyre janë Dua dhe Bebe, si dy artiste që numërojnë miliarda dëgjime në këtë platormë.

Në bazë të asaj çfarë është publikuar në rrjete sociale, këngët e Lipës kanë arritur të dëgjohen 3.8 miliardë herë, kurse të Rexhës 1 miliard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco