Rita fillon hetimin për të zbuluar se kush e njoftoi policinë për ndejën e ditëlindjes

Rita fillon hetimin për të zbuluar se kush e njoftoi policinë për ndejën e ditëlindjes

09:04, 02/12/2020

Rita Ora ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e paligjshme të ditëlindjes së 30-të.

Pop-ylli Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar sek ush mund të ketë njoftuar për festën e saj të paligjshme për ditëlindjen e 30-të, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

The Sun mëson se ajo beson se një nga miqtë e saj e informoi policinë në lidhje me mbledhjen e saj gjatë izolimit.

Këngëtarja thuhet se ka një “plan lojë” për të zbuluar fajtorin,- si Coleen Rooney në ding-dongun e saj me Rebekah Vardy.

Një burim tha se shkelja e ligjit nga Rita e la atë të poshtëruar për të mos përmendur xhepin, pasi ajo ka rënë dakord të paguajë gjobë prej 10 mijë funta.

Ai thotë se disa nga miqtë më të besueshëm për të i kanë sugjeruar asaj dikë nga lista e të ftuar si ‘fajtor’ për ngjarjen.

Policët u fotografuan duke u përpjekur të shtunën në mbrëmje të hynin në restorantin Casa Cruz në Notting Hill.

Rreth 30 mysafirë, përfshirë modelen Cara Delevingne u panë duke arritur në derën e pasme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco