Ishte raportuar e humbur, gjendet e pajetë në mes të rrugës blogerja e njohur

Ishte raportuar e humbur, gjendet e pajetë në mes të rrugës blogerja e njohur

09:49, 01/12/2020

Një blogere në Instagram u gjet e vdekur në Hjuston të shtunën në mëngjes, pasi familja dhe miqtë kishin frikë se ajo ishte zhdukur.

Alexis Sharkey, duhej të takohej me miqtë për të parë një film të shtunën, por ajo nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike dhe mesazheve.

Nëna e saj Stacey Clark Robinault tha për stacionin e lajmeve KHOU11 se kishte folur me vajzën e saj për herë të fundit të premten në mbrëmje.

Të Shtunën, para gjetës së trupit, nëna e Alexis bëri një postim në Facebook, duke shkruajtur se vajza e saj ishte zhdukur për më shumë se 24 orë. 

Trupi i zhveshur i Alexis u gjet gjet pranë një rruge në West Houston, tha policia e Houston.

Raportohet se nuk kishte plagë të dukshme dhe shkaku i saj i vdekjes nuk është përcaktuar ende, tha Departamenti i Policisë në Hjuston në një deklaratë.

Shoqja e Sharkey, Tanya Ricardo tha për KHOU11 se ajo kaloi Ditën e Falënderimeve në shtëpinë e saj dhe bisedoi për herë të fundit me të rreth orës 6:00 të premten. Tayna shpjegoi se ishte e pazakontë që Sharkey të mos përgjigjej në telefon: “Ajo është e lidhur me telefonin e saj. Ajo është një mbretëreshë e mediave sociale. Ajo është një blogere. Ajo punon nga telefoni i saj.”

26 vjeçarja ishte transferuar në Hjuston me burrin e saj në muajin janar. 26 vjeçarja ishte transferuar në Hjuston me burrin e saj në muajin janar. Shoqja e saj Tayna Ricardo tha se ajo dhe Tom ishin në proces divorci. “Kohët e fundit, ajo u hap me ne për Tom dhe ishin drejt divorcit.”

Tom ka shpërndarë disa postime në Facebook duke shprehur trishtimin për humbjen e gruas së tij./Burimi People/ Përshtati:K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco