Maluma, një nga këngëtarët më të njohur aktualisht në botë, në muajin korrik publikoi këngën 'Hawai', një këngë që për pak kohë u kthye në një hit.
Duket se kënga është bërë për të thyer rekorde sepse ajo ka arritur plot gjysmë miliardë klikime në vetëm 4 muaj.
Ishte vetë Maluma ai që e bëri të ditur këtë rekord, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, teksa shaqet i habitur dhe sigurisht shume i kënaqur për rekordin e radhës.
Kujtojmë, se një tjetër sukses, Maluma po njeh edhe me versionin e ri të këngës në bashkëpunim me The Weeknd, këngë e cila për disa ditë me radhë ishte një ndër këngët më të dëgjuara në Spotify.
© SYRI.net