Camila Cabello poston foton romantike me partnerin dhe flet për marrëdhënien me të

Camila Cabello poston foton romantike me partnerin dhe flet për marrëdhënien me të

12:13, 30/11/2020

Këngëtarja e njohur, Camila Cabello prej kohësh po shijon romancën me Shawn Mendes, me të cilin kalon momente të bukura që nuk harron t’i ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundmi, Camila ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet duke u puthur me partnerin e saj. Këngëtarja e hitit “Havana”, i ka bërë atij një dedikim me fjalët më të veçanta.

Ajo shkruan se momentet e lumtura me Shawn nuk janë vetëm ato që fotografohen.

“Kam mësuar shumë për dashurinë me të. Nuk janë vetëm momentet e lumtura që shihni në fotografi dhe video. Kur je në një marrëdhënie me dikë, duket sikur ai është pasqyrë që ju reflekton juve.

Unë vazhdimisht duhet të përballem me frikën, ankthet, pasiguritë e mia , mendësinë time, besimet e mia për jetën dhe për veten time. Nuk është aq e thjeshtë sa duket në fotografi ndonjëherë.

Ndonjëherë, është kaotike, e pakëndshme dhe e shëmtuar. Por nuk ka asgjë si tërheqja, FORCA që të jep dashuria, të jesh drita në errësirë, të jesh tërheqja gravitacionale që të jep forcën e pamëshirshme për të qenë më i guximshëm, më i mençur dhe më i mirë se sa ishe dje.

Është kaq instiktive që ne të duam, edhe nëse mendjet tona përpiqen të na mbrojnë prej tij ndonjëherë, natyra jonë njerëzore na shtyn drejt dashurisë.

Dhe të jesh i dashuruar do të thotë të zgjedhësh atë person mbi gjithçka, të kalosh problemet me të. Dhe kjo është më e bukur dhe më e vërtetë se përsosmëria.

Unë jam e pambrojtur në mediat sociale, sepse mendoj se vetëm zotësia dhe përsosja e jetës tregohet këtu; dhe kjo mund të na bëjë të gjithëve të ndjehemi ekstra të vetmuar dhe të çuditshëm!

Prandaj ngrini një dolli për kaosin dhe faktin se sa e çuditshme është të jesh njeri. Lehtësia, instikti. Dhe forca e pamëshirshme që është dashuria”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco