Rita Ora festoi ditëlindjen, akuzohet për thyerje të rregullave të izolimit

Rita Ora festoi ditëlindjen, akuzohet për thyerje të rregullave të izolimit

09:33, 30/11/2020

Rita Ora festoi dy ditë më parë 30 vjetorin e saj, ku mblodhi në festën e përgatitur 30 vetë.

Nuk zgjati shumë dhe Rita u akuzua për shkelje të rregullave në kohë pandemie.

Këngëtarja, 30-vjeçare, pretendohet të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën e rëndësishme deri në orët e para të mëngjesit.

Kjo festë, erdhi pasi qeveria theksoi rëndësine e respektimit të kufizimeve, dhe izolimit kombëtar që vazhdon deri më datë 2 Dhjetor.

Në fotografitë e  The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i TOWIE, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeçare, shihen në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë policia konfirmoi se ishin thirrur të shtunën në mbrëmje për të raportuar për një shkelje të mundshme të Covid-19.

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco