Reperi me famë boërore dhe origjinë shqiptare Gashi, nuk ka harruar të bëjë një urim në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Ai shprehet mjaft krenar për origjinën e tij dhe mburret me të, por gjithashtu thekson se kështu dëshiron të mburret dhe e dashura që do të ketë në krah.
Urime 28 Nëntori, dita e Flamurit! Jam shumë krenar që jam shqiptar! I dua të gjithë shqipet e mia! Uroj që një ditë të gjej një vajzë që do të mburret me mua ashtu siç mburrem unë me flamurin tim”- shkruan Gashi krah fotos ku shfaqet në një koncert, i veshur me një bluzë të stampuar me flamurin.
Kujtojmë se së fundmi reperi është zgjedhur si model i një marke veshjesh.
Ishte vetë Gashi ai që bëri publik lajmin, përmes një postimi në Instagram, ku shkruante se 'ka ardhur koha për të ndryshuar të ardhmen'.
© SYRI.net