Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje

Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje

11:52, 29/11/2020

Modelja e njohur shqiptare Morena Taraku është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shumë momente nga përditshmëria e saj.

Morena shfaqet gjithmonë provokuese në fotot që ajo zgjedh të ndajë me publikun në rrjetet sociale.

Së fundmi duket se këngëtarja ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Në një foto që ajo ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, modelja shfaqet me flokë të shkurtër.

Morena pozon nga një makinë luksoze dhe në dorë mban qenushin e saj, teksa pozon me flokë të shkurtër, të cilat për hir të së vërtetës duket se i shkojnë shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco