Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kur vjen fjala tek origjina, ju kujton të gjithëve shumë shpesh se çfarë gjaku i rrjedh në vena.
Me rastin e 108-vjetori të Pavarëisë së Shqipërisë nuk mungoi gjithashtu një urim nga këngëtarja, i cili ishte shumë origjinal.
Rita, ka publikuar në Instagram dy foto ku shfaqet me një palë çizme shumë të veçanta: Të kuqe me shqiponjë, dhe një video nga koncerti i mbajtur në Shqipëri dy vite më parë.
Me fotot Rita ka bashkangjitur një video, në të cilën ka rikujtuar edhe njëhere momente nga koncerti i para dy viteve, teksa ajo kërcen vallen e Tropojës në skenë dhe shtron pyetjen ‘A jena shqiptar’?
URIME DITA E FLAMURIT!!!! 28 Nëntori! Gëzuar Pavarësinë Shqipëria. Faleminderit fansave të mrekullueshëm për këtë video. Ju dua", shkruan Rita krahas fotove dhe videos.
© SYRI.net