Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë shndërruar në kryefjalën e mediave rozë me lidhjen e tyre.
Dyshja u përfolën për një ndarje të mundshme por kohët e fundit ata provuan dhe njëherë se janë bashkë dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Por, me sa duket, Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund beqarisë.
Çifti është martuar në fshehtësi të plotë, por lajmin e bëjnë të ditur burime për “Prive”.
Sipas burimeve të sigurta, Fero dhe Arbenita e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe këtë e dinë vetëm familjarët dhe një rreth shumë i ngushtë i miqve.
© SYRI.net