Një tjetër këngëtare shqiptare e infektuar me Covid-19

Një tjetër këngëtare shqiptare e infektuar me Covid-19

08:22, 29/11/2020

Të shumtë janë persoanzhët publikë që i shtohen dita-ditës personave të prekur nga Covid-19.

Së fundmi, këngëtarja e njohur , Manjola Nallbani ka rezulutruar positive me koronavirus.

E ftuar në “Shiko kush luan”, ishte vetë Manjola ajo që ndau lajmin me ndjekësit.

Këngëtarja ka sqaruar se programi i djeshëm është xhiruar disa ditë më herët dhe mbrëmë ajo e ndoqi atë  e karantinuar në shtëpi.

Nuk dihet intervali i saktë i realizimit të programit dhe nëse në momentin e xhirimit të tij Manjola ka qenë bartëse e SARS-CoV-2.

"Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti????????Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua", ka shkruar Manjola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco