Pas eliminimit nga ‘Love Story’ Klea flet për herë të parë: Më ftoi për kafe…

Pas eliminimit nga ‘Love Story’ Klea flet për herë të parë: Më ftoi për kafe…

13:41, 27/11/2020

Në puntatën e fundit të "Love Story", dy nga konkurrentet nuk morën trëndafil nga Saimiri, duke u eliminuar kështu përfundimisht nga reality show.

Njëra nga vajzat ishte Klea, e cila nuk mundi t'i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot pas vendimit të Saimirit.

Mirëpo, pas mbylljes së puntatës Klea mori vëmendjen e të gjithëve me disa stause në InstaStory ku shkruajti se asgjë nuk ka mbaruar dhe se të gjithë do ta njohin se kush është ajo në të vërtetë.

Së fundmi Klea dha një intervistë për "Daily Love Story", ku tregoi se ka marrë edhe një mesazh nga Saimiri atë natë, teksa ai i kërkonte të mbeteshin miq.

“Saimiri më shkruajti nga ora 3 e gjys e mbrëmjes atë natë  dhe më tha që të mbetemi miq, por unë isha me ato mendimet e mia që ka dorë produksioni dhe i thash nuk kemi pse të mbetemi miq. S’kam dashur të takoj njeri për faktin se e ndjeva veten të zhgënjyer nga të tjerët. Komente pozitive kam marrë pafund, por siç thonë, edhe kur vdes njeriu gjithë të mirë e bëjn”, tha Klea.

Ndër të tjera Klea treegoi se është e mërzitur me Rober Aliajn, i cili sipas saj u tall me faktin që Klea qau.

Sipas Kleas Roberti një ditë më vonë e kishte ftuar dhe për një kafe por Klea e kishte refuzuar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco