Stefan Marena ‘Meteori’ i Festivalit të Këngës në RTSH, gati për të 'rrëmbyer' vendin e parë

Stefan Marena ‘Meteori’ i Festivalit të Këngës në RTSH, gati për të 'rrëmbyer' vendin e parë

18:29, 25/11/2020

Edhe pak ditë na ndajnë nga netët live të Festivalit ’59 i këngës në RTSH dhe sot në “Kafe Shqeto” ishte i ftuar Stefan Marena, i cili do të konkurrojë me këngën e tij “Meteor”.

Me muzikë të Gramoz Kozelit dhe me tekst të Klotilda Harkës, ky projekt vjen për të gjithë publikun ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë vit pas viti.

Marena tregon së është i përkushtuar në maksimum me provat e festivalit ditë pas dite për të qenë sa më në formë, pasi i gjithë festivali do të mbahet jashtë e mbi të gjitha do të jetë live, dhe kështu ai premton për të gjithë se do të sjellë një performancë të pazakontë.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Kafe Shqeto” Flavio Qarri, se nëse do të fitonte dikush tjetër përveç Stefanit, cila do të ishte ajo këngë që do thoshte me vete se kjo e meritoi pak më shumë se unë?

Marena-“Kjo ishte një pyetje alla Flavio. Unë nuk mund të përgjigjem për këtë pyetje, mua më pëlqejnë të gjitha këngët”.

Flavio-“Po këto fjalët se është se kush do të fitojë i ke dëgjuar”?

Marena-“I kam dëgjuar dhe pothuajse këto fjalë kanë qenë zakonisht çdo vit, por nuk kam koment. Këtë vit jam futur në festival për t’u rikthyer sërish këngës dhe mendoj se festivali është gara më e denjë për artistët që performojnë live, që kanë një audiencë nga të gjitha moshat, sepse në festivalet e tjera nuk mund të kesh një audiencë nga të gjitha moshat dhe këtë vit, le të themi se unë do të prezantohem si varianti më i mirë i Stefanit dhe kam zgjedhur edhe një këngë që është e vështirë për t’u kënduar live”.

Por, kush do të ishte personi i parë që do të telefonte Stefani, pasi të mbaronte festivali?

“E kam bërë gati fjalimin…Do merrja mamin…ajo është kritikja ime më e madhe, pasi ajo është suporti im më i madh dhe nëse nuk do ishte familja unë nuk do të bëja ato çfarë kam bërë deri tani. Kanë qenë suporti im dhe kanë qenë në momentet e mia më të rëndësishme,” u shpreh ai.

Dhe në fund, intervistën e tij e mbyll me këto fjalë:

“Ajo çfarë duhet të kuptojë audienca, është se kënga që kam bërë nuk është thjesht një këngë që është lançuar për tregun dhe do të ngelet aty….Është një këngë e menduar dhe tregon një vlerë shpirtërore  timen… mbase është një back time”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco