Me fustanin e zi e të çarë në këmbë, modelja e njohur shkëlqeu nga festa për ditëlindje

Me fustanin e zi e të çarë në këmbë, modelja e njohur shkëlqeu nga festa për ditëlindje

17:36, 25/11/2020

Modelja e njohur Haily Bieber festoi ditëlindjen e saj të 24-të këtë fundjavë.

Gjatë festës, ajo dukej shumë elegante e seksi me fustanin e shkurtër ngjyrë të zezë nga marka “Saint Laurent” me një të çarë në kofshë dhe një prerje poshtë dekoltes.

Në mbishkrim, Hailey falënderoi fansat dhe miqtë e saj për mbështetjen në ditëlindjen e saj, duke shkruar: “24 ndihem kaq mirënjohëse. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mesazhet e mira”.

Në një nga fotot, ajo shihet në krahët e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Justin e uroj Hailyn me fjalët më të veçanta:

Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Ti je shtëpia ime. Ti je vendi im i sigurt. Jam i fiksuar plotësisht dhe plotësisht me atë që je. Ëndrra ime më e madhe, të plakem me ty. Nuk mund ta besoj se je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco