Të shumtë janë personazhet publikë që po i shtohen dita-ditës listës së përsonave të prekur nga Covid-19.
Edi Manushi, moderatori dhe autori i programit “E Diell”, është infektuar me koronavirus.
Ishte Ina Kollçaku, kolege dhe bashkëpunëtore me Edi Manushin, ajo që bëri të ditur lajmin në rrjetin e saj social, Instagram.
Në një intervistë të shkurtër në ‘Ask me question’ Ina tregoi faktin që moderatori është prekur nga Covid-19 dhe foli dhe për gjendjen aktuale të tij.
"Edi ka dalë pozitiv me Covid-19”, - shkruan Ina. “Për momentin është mirë. Ka vetëm pak temperaturë, asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më lehtë!”,- shton ajo.
© SYRI.net