Netflix ngelet një nga platformat më të popullarizuara të momentit.
Së fundmi, Netflix ka një tjetër kampion në renditje përsa i përket serialeve të kufizuara, pasi “The Queen’s Gambit” ka zënë vendin e parë.
Shërbimi i popullarizuar i transmetimit ka bërë publik faktin se se mbi 62 milionë njerëz, në vetëm 28 ditë, e kanë shikuar deri më tani këtë dramë, duke e bërë atë serialin më të popullarizuar të Netflix ndonjëherë.
Në serial, Anya Taylor-Joy luan rolin e Beth, mban rolin e protagonistes, një talente shahu e destinuar që të bëhet më e mira në botë, përkundër varësisë nga droga dhe alkooli që i rrezikojnë suksesin dhe lumturinë.
© SYRI.net