Jennifer Lopez, dy ditë më parë, serviri një performancë të paharrueshme në “American Music Awards”.
Kjo performancë e bëri këngëtaren fokusin e mediave rozë orët e fundit.
J.Lo u prezantu me dy hitet e saj të reja, e veshur me një body të zi që i nxirrte në pah format bombastike.
Mirëpo nuk u desh shumë kohë, dhe fansat e Beyonce, filluan ta akuzonin atë për mashtrim.
Fansat kanë krahasuar performancën e J.Los dhe Malumës me atë të Beyonces dhe Jay Z në “Grammy Awards 2014”.
Ashtu si çifti i njohur, edhe J.Lo me Malumën bënë një kërcim shumë sensual mbi tavolinë.
“J.Lo u vesh ekzaktësisht si Beyonce në Grammys. Madje kopjoi edhe flokët e lagur dhe kërcimin në karrige”- shkroi një fans në Twitter.
“Jo s’më pëlqen, Jlo përfundimisht kopjoi të gjithë performancën e Beyonces, të gjithën”, shkroi një tjetër.
© SYRI.net