Shpërthen Zhaku: Femra mund të jetë e virgjër nga poshtë, por k*rvë nga lart

Shpërthen Zhaku: Femra mund të jetë e virgjër nga poshtë, por k*rvë nga lart

18:09, 23/11/2020

Pas shumë kohësh mungese në ekranet shqiptare, Inida Gjata, ose e njohur në publik me emrin Zhaku, ka qenë e ftuar në “Ftesë në pesë”, ku ka folur për meshkujt shqiptarë që kërkojnë për grua, femra të virgjëra.

Zhaku është shprehur se është gjynah që një femër të gjykohet nga virgjëria, pasi shumë femra mund të jenë të virgjëra nga poshtë, por mund të jenë kur*a nga lart.

“Nuk dua të futem fare në këtë pjesë. Se i di që ka djem shqiptarë që ende mendojnë kështu.

Por gjynah që e gjykojnë një femër nga virgjëria. Ajo mund të jetë e virgjër nga poshtë, por mund të jetë kur*ë nga lart. Është më shumë frika nga fjalët e komshies, se e njoh shoqërinë shqiptare shumë mirë.

Ashtu rriten njerëzit në Shqipëri. Mirëkuptimi im nuk do të thotë që s’dua që ky fenomen të ndryshojë.

Por e shoh që për disa njerëz është e rëndësishme. Mosha mbi 40 vjeç i ka akoma këto mentalitete. Mendoj që brezi më i ri do të jetë më i hapur.”

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco