FOTO/ Miley Cyrus feston dtëlindjen, Dua Lipa i bën dedikim e veçantë

FOTO/ Miley Cyrus feston dtëlindjen, Dua Lipa i bën dedikim e veçantë

17:57, 23/11/2020

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus feston sot 28-vjetorin e lindjes.

Dhe s’kishte si të mungonte një urim i veçantë nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Përveç bashkëpunimit, dy këngëtaret duket se kanë krijuar edhe një shoqëri shumë të ngushtë.

Më anë të disa fotove nga klipi i tyre, Dua ka uruar në Instagram Miley-n.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime e madhe. Të dua! Qëndro seksi”.

Kujtojmë se Miley Cyrus mori pjesë në “Sunny Hill Festival” në Kosovë 1 vit më parë, dhe u kuptua se dy vajzat kishin krijuar një miqësi të ngushtë së bashku.

Kënga që dy artistet kanë realizuar së fundmi do të jetë pjesë e albumit më të ri të Miley-t, që do të mbajë titullin “Plastic Hearts” dhe do të publikohet në 27 nëntor./K.H/SYRI.NET./

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco