“Speca me djathë, vezë në ajvar, llokume”, Rita flet lidhur me ushqimet e preferuara për mëngjes

“Speca me djathë, vezë në ajvar, llokume”, Rita flet lidhur me ushqimet e preferuara për mëngjes

15:48, 22/11/2020

Rita Ora ka treguar se cila janë ushqimet e saj të preferuara për mëngjes.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një nga vajzat e cila gjithmonë ka qenë krenare me prejardhjen e saj.

Gjatë një bisede në mënyrë virtuale me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, ajo ka folur lidhur me sukseset në karrierë, si po e kalon periudhën me pandemi e edhe për ushqimet tradicionale shqiptare të cilat i preferon.

Rita ka treguar se është një nga personat që kur zgjohet në mëngjes mediton dhe nuk e prek telefonin me dorë nga 30 minuta ose 1 orë.

Për të mëngjesi është i rëndësishëm, madje tha se preferon ushqimet tradicionale shqiptare si: Speca me djathë, vezë në ajvar dhe llokume.

Rita thotë se i pëlqen shumë se si i gatuan nëna e saj llokumet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco