Bëja humor që babai të mos lëndonte nënën/ Will Smith tregon për jetën me babain e dhunshëm

Bëja humor që babai të mos lëndonte nënën/ Will Smith tregon për jetën me babain e dhunshëm

15:29, 22/11/2020

Aktori i njohur, Will Smith ishte i ftuar në “Red Table Talk”, ku foli për jetën profesionale dhe personale të tij.
Ndër të tjera, ai foli për marrëdhënien e krisur të tij me babain.
Aktori tregoi se tipi i tij gazmor, u krijua teksa përpiqej i sforcuar të argëtonte babain e tij abuziv, që të mos e dëmtonte familjen e tij.
 “Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi ëill.
“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Më pas ai u pyet për vajzën e tij,  për të cilën u shpreh :
“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: "Jo, ti ke gabuar në disa gjëra", por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco