Miss-i shqiptar tregon të vërtetën mbi dyshimet për një romancë me Majk

Miss-i shqiptar tregon të vërtetën mbi dyshimet për një romancë me Majk

12:05, 22/11/2020

Modelja e njohur Blera Veseli,  e cila u kurorëzua këtë vit si 'Miss Kosova', së fundmi u përfol për një romancë të mundshme me reperin Majk.

U desh një foto e Majkut, e postuar nga Blerta, që të gjithë të dyshonin për një lidhje të mundshme.

E ftuar në "Glamour Zone", Blerta tregoi se ata janë vetëm shokë dhe Majk e ka hequr nga Instagrami për të qetësuar portalet.

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Majk. Si është e vërteta? Jeni apo nuk jeni bashkë?

Blerta Veseli: E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.

Ester Bylyku: Majk, nuk reagoi mirë pas këtyre lajmeve, mesa kemi parë. Ai të hoqi edhe nga Instagrami. Jeni zënë? 

Blerta Veseli: Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.’

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco