'Dua të mbaj një hapësirë respekti për fenë time'/  Aktori tregon pse ka refuzuar skenat e s*ksit në film

'Dua të mbaj një hapësirë respekti për fenë time'/ Aktori tregon pse ka refuzuar skenat e s*ksit në film

11:30, 22/11/2020

Aktori i njiohur, Mahershala Ali, i cili ka luajtur në “The Curious Case of Benjamin Button”, “House of Cards” dhe “Moonlight”, foli tek “Mind Power Mixtape” për jetën e tij personale dhe profesionale

Ndër të tjera, aktori tregoi për kufinjtë që ai tregon, kur pranon një rol të caktuar.

Ndërkohë që foli për rolin si 'Tizzy Weathers' në “The Curious Case of Benjamin Button” përballë aktores Taraji P. Henson, ai zbuloi pse nuk pranoi të filmonte një skenë erotike me aktoren.

“Agjenti im i vjetër më telefonoi dhe më tha: Mahershala, ti e ke pjesën”.

Dhe unë thashë; "Ka vetëm një gjë, ekziston ajo skena ku ata puthen, nëse ka një skenë seksi, nuk mund ta bëj”.

“Unë nuk bëj seks të simuluar”, i shtoi ai.

Regjisori David Fincher e mbështeti kërkesën e tij, duke i lënë atij dhe Henson vetëm një puthje në skenë.

“Unë përpiqem të mbaj një hapësirë respekti për fenë time”, përfundoi Ali.

Kujtojmë se Mahershala, është aktori i parë mysliman që fitoi një çmim ‘Oscar’ për rolin e tij në “Moonlight” në vitin 2017.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco