Pak orë para performancës, Bebe Rexha gati për 'American Music Awards 2020'

Pak orë para performancës, Bebe Rexha gati për 'American Music Awards 2020'

09:19, 22/11/2020

“American Music Awards 2020” do të mbahet ditën e sotme.

Dua Lipa është e nominuar në dy kategori si ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

Megjithatë, në mesin e shumë artistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e pranishme është edhe këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha.

Bebe do të performojë këngën e saj të re “Baby I’m Jealous” së bashku me Doja Cat.

Vetëm një ditë para ceremonisë, Bebe tregoi se është gati për të performuar me anë të një video, që ndau në rrjetet sociale nga provat e fundit të kërcimit.

“Pothuajse gati. Baby I’m Jealous ‘live’ me Doja Cat në Amas në ABC”, ka shkruar ajo.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco