Amal Clooney tregon se çfarë të përbashkët ka me Meryl Streep

Amal Clooney tregon se çfarë të përbashkët ka me Meryl Streep

14:19, 21/11/2020

Meryl Streep prezantoi Amal Clooney në “CPJ International Press Freedom Awards” dhe kjo e fundit e ngacmoi paksa aktoren.

“Ti je inspirim si grua, si artiste, si avokate e lirisë së mediave. Unë nuk do arrij kurrë të fitoj aq shumë çmime sa ti, por di me siguri se kemi diçka të përbashkët, të dyja kemi qenë të martuara me burrin tim”-i tha Amal aktores.

“Dhe sinqerisht, fakti që arritët të bënit Zotin dhe Zonjën Fantastic Fox e bën më pak të çuditshme këtë”-u shpreh Amal, për filmin e animuar që dyshja ka dubluar vite më parë.

Streep dhe George Clooney luanin burrin dhe gruan në filmin e animuar “Fantastic Mr. Fox”.

George është shumë i lumtur me Amal dhe këtë e tregoi në një intervistë të fundit ku u shpreh se ndihej i paplotësuar para se të njihte atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco