Michael Douglas tregon historinë e dashurisë me Catherine Zeta-Jones: Unë do të jem babai i fëmijëve të tu...

Michael Douglas tregon historinë e dashurisë me Catherine Zeta-Jones: Unë do të jem babai i fëmijëve të tu...

14:40, 20/11/2020

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë festuar 20 vjetorin e martesës së tyre.

Micheal në këtë 20 vjetor, rikujtoi edhe njëherë histoirnë e dashurisë me Catherine.

Ai, ndau një mesazh ‘audio’ në Instagram duke treguar se si u takua me gruan e tij.

Gjithçka filloi kur ai ndoqi një shfaqje të filmit, “The Mask of Zorro”, një nga rolet e Zeta-Jones.

“Unë po shikoja filmin dhe isha wow, cila është kjo vajzë, ajo është e mahnitshme”, tregoi Douglas.

 “Një muaj më vonë, isha në Festivalin e Filmit në Deauville. … Unë shoh në orar që të nesërmen në festival ata do të kenë ‘Zorro’”, kujton ai. “Kështu që unë pyeta ndihmësen time: “A mund të zbuloni nëse Catherine Zeta-Jones do të jetë këtu në festival dhe nëse do të vijë vetëm? Dhe nëse është, a mund të takohem për një pije me të?”.

Asistentja e fituesit të ‘Oscar’  krijoi një takim për të dy.

“Të nesërmen, ajo erdhi me Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, dhe unë u takova për një pije me të dhe ishte gjithçka që shpresoja, pastaj ajo më ftoi për darkë me kompaninë e saj”.

Pas darkës, aktorja duhej të nxitonte për një festë tjetër, por Douglas i tha asaj se ai do të ishte në lokal më vonë nëse dëshironte të bashkohej përsëri me të.

Të dy shijuan pak më shumë kohë së bashku para se Michael të merrte një hap tjetër në lidhje me Zeta-Jones.

“Unë do të jem babai i fëmijëve tuaj”, i tha ai.

Çifti u martua në vitin 2000 dhe është prind i dy fëmijëve Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 17.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco