Nuk ka rregulla për Katie Holmes, bën kombinimin e rrezikshëm

Nuk ka rregulla për Katie Holmes, bën kombinimin e rrezikshëm

14:19, 20/11/2020

Secili qytet ka ikonat e tij për të frymëzuar... dhe nuk ka dyshim se Katie Holmes është një nga të famshmet që gjithmonë vendos tendencat në secilën shëtitje të saj nëpër New York.

Ajo është parë së fundmi, e veshur totalisht xhins, ndërsa ka veshur një palë taka ngjyrë të verdhë.

41 vjeçarja tregoi se vjeshta është stina perfekte për të sjell në vëmendje “Canadian Tuxedo”, e cila konsiston në veshjen e një ose më shumë rrobave xhins, të  cilat mund të variojnë nga një jumpsuit ose xhinse të kombinuara me një xhaketë, këmishë, etj. 

Katie tregoi se rregullat në modë nuk ekzistojnë më, duke shijuar një shëtitje nëpër qytet. Aktorja tregoi një nga truket e pagabueshme, duke futur pjesën e sipërme të saj të bluzës në pantallona, që mund të duken detaje të parëndësishme, por që bëjnë ndryshimin. 

E verdha, një ngjyrë më elegante nga sa duket

Edhe pse kombinimi i xhinsit me të verdhën mund të tingëllojë si një zgjedhje e rrezikshme, Katie u bë përfaqësuesja më e mirë që na tregoi se funksionon, dhe kjo është një detaj më femërore, për të rrezikuar dhe nxjerrë në pah pamjen tuaj xhins me këto taka. /K.H/Syri.net./

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco