Stresi flet për lidhjen me Keisin: Kaluam sfida, kaluam çdo gjë...

Stresi flet për lidhjen me Keisin: Kaluam sfida, kaluam çdo gjë...

15:21, 19/11/2020

Lidhja e reperit Stresi me Keisin, ngelet një nga lidhjet më të përfolura në botën e ShowBizz.

Një lidhje e trazuar si ajo e dyshes, me ndarjet, rikthimet dhe dyshimet për romanca të reja, është kthyer shpesh herë në kryefjalën e ditës për mediat rozë.

Çifti duket se janë bashkë dhe së fundmi Stresi, në një postim në llogarinë e tij në Instagram,  ndau një fotografi gjatë një bisede me video me Keisin.

Dyshja kanë përdorur një filtër që i bën ata të duken si bebe, dhe e gjitha kjo lidhet edhe me deklaratën që reperi i ka bashkangjitur fotografisë.

“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, shkruan ai.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco