JLo kritikohet për të qarën e shtirur pasi mori çmimin

JLo kritikohet për të qarën e shtirur pasi mori çmimin

14:26, 19/11/2020

Fansat thonë se lotët e J.Lo ishin të rremë.

Shumë nga fansat e saj e akuzuan se i kishte bërë lotët të rremë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo mblodhi numrin më të madh të votave të audiencës në votimin në internet dhe u shpall ikona e vitit 2020. Kur iu dha çmimi, J. Lo nuk mund të përmbahej nga të qarat, ndaj iu drejtua menjëherë fansave të saj.

“Njerëz, 2020 nuk ishte shaka, apo jo? Dua të them, para vitit 2020, ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim ose për t’u nominuar për atë çmim, por ky vit na ka treguar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, të jemi të mirë me njëri-tjetrin. Ndonjëherë kur jam e lodhur, siç ka qenë me shumicën prej nesh këtë vit, familjen time, miqtë, fëmijët e mi dhe fansat e mi, ju jeni njerëzit që më mbështetët kur nuk mund të ngrihesha”, u shpreh Jennifer Lopez duke shtuar se ishte një nder i madh të performonte në Super Bowl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco