Michael Jordan u shpall mashkulli më i bukur, John Legend i bën komentin epik

Michael Jordan u shpall mashkulli më i bukur, John Legend i bën komentin epik

13:31, 19/11/2020

Ditën e djeshme, aktori Michael B. Jordan u shpall mashkulli më seksi për 2020, sipas People.

Paraardhësi i tij, John Legend që u shpall burri më seksi në 2019, ka uruar publikisht shokun e tij dhe duke i bërë një koment epik, ashtu siç di vetëm këngëtari.

“Urime vëllai im Michael B! Dhe faleminderit ty. Tani unë mund të shtojë peshë gjatë karantinës në paqe, pa presione për të mbajtur titullin”.

Ylli i “Black Panther”, Jordan duke folur për People, e nisi me shaka fjalën e tij duke thënë se në familjën e tij ka disa gra që "padyshim janë krenare për këtë".

Kujtojmë se kjo kohë nuk ka qenë aspak e lehtë për këngëtarin John dhe bashkëshorten e tij, Chrissy Teigen, e cila humbi foshnjen e saj gjatë shtatzënisë. Çifti nuk harron asnjë moment ta kujtojnë djalin e tyre, Jack./K.H./Syri.net/ 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco